Mitet dhe faktet për koronavirusin

13:38 | 1 Prill 2020

Prej muajsh bota është kapluar nga pandemia e koronavirusit të ri Covid-19.

E për këtë sëmundje që ka marrë të paktën jetët e 30 mijë njerëzve në kontinentin e Evropës ekzistojnë disa mite që po shpërndahen nëpër media, transmeton portali arbresh.info.

Më poshtë keni fakte të ofruara nga Organizata Botërore e Shëndetit:

Temperaturat e nxehta nuk e ulin mundësinë e infektimit

FAKT: Infektimi me Covid-19 mund të ndodhë, pa marrë parasysh motin me diell apo me shi. Edhe vendet që janë të nxehta kanë raportuar raste me koronavirus. Për t’u siguruar duhet t’i pastroni duart rregullisht dhe mirë, si dhe të shmanget prekja e syve, gojës e hundës.

Mund të shërohesh nga koronavirusi

FAKT: Shumica e njerëzve që kapin COVID-19 mund të shërohen dhe eliminojnë virusin nga trupat e tyre. Nëse kapni sëmundjen, sigurohuni që të trajtoni simptomat tuaja. Nëse keni kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor herët – por më parë telefononi institucionin tuaj shëndetësor. Shumica e pacientëve shërohen falë kujdesit mbështetës.

Të jesh në gjendje të mbash frymën tuaj për 10 sekonda ose më shumë pa kollitje ose duke ndier siklet NUK do të thotë që ju jeni të lirë nga sëmundja koronavirus (COVID-19) ose ndonjë sëmundje tjetër e mushkërive.

FAKT: Simptomat më të zakonshme të COVID-19 janë kolla e thatë, lodhja dhe ethet. Disa njerëz mund të zhvillojnë forma më të rënda të sëmundjes, siç është pneumonia. Mënyra më e mirë për të konfirmuar nëse keni virusin që prodhon sëmundjen COVID-19 është me një test laboratorik. Ju nuk mund ta konfirmoni atë me këtë ushtrim frymëmarrjeje, i cili madje mund të jetë i rrezikshëm.

Pirja e alkoolit nuk ju mbron nga COVID-19 dhe mund të jetë e rrezikshme

FAKT: Konsumi i shpeshtë ose i tepërt i alkoolit mund të rrisë rrezikun tuaj për probleme shëndetësore.

Virusi COVID-19 mund të transmetohet në zona me klimë të nxehtë dhe të lagësht

FAKT: Nga provat e deritanishme, virusi COVID-19 mund të transmetohet në GJITHA ZONA, përfshirë zonat me mot të nxehtë dhe të lagësht. Pavarësisht nga klima, miratoni masa mbrojtëse nëse jetoni, ose udhëtoni në një zonë që raporton COVID-19. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten kundër COVID-19 është duke pastruar shpesh duart. Duke bërë këtë ju eliminoni viruset që mund të jenë në duart tuaja dhe shmangni infeksionin që mund të ndodhë duke prekur më pas sytë, gojën dhe hundën.

Moti i ftohtë dhe dëbora nuk mund të vrasin koronavirusin

FAKT: Nuk ka asnjë arsye për të besuar se moti i ftohtë mund të vrasë koronavirusin e ri ose sëmundje të tjera. Temperatura normale e trupit të njeriut mbetet rreth 36.5 ° C deri 37 ° C, pavarësisht nga temperatura e jashtme ose moti. Mënyra më efektive për të mbrojtur veten kundër koronavirusit të ri është duke pastruar shpesh duart tuaja me fërkime dore të bazuara në alkool ose duke i larë ato me sapun dhe ujë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara