Misteri i gjeneralit të preferuar të Napoleonit mund të zgjidhet në zbulimin rus

23:14 | 29 Gusht 2019

Një skelet me një këmbë që është zbuluar nën një dysheme vallëzimi në Rusi mund të mbajë çelësin e një misteri shekullor që përfshin gjeneralin e preferuar të Napoleonit.

Charles-Etienne Gudin vdiq në moshën 44 vjeçare, pasi u godit nga një topth gjatë pushtimit francez të Rusisë në 1812, transmeton portali arbresh.info.

Atij iu desh t’i amputohej këmbë dhe vdiq tre ditë me vonë nga gangrena.

Arkeologët besojnë se skeleti i gjetur në qytetin e Smolensk, në perëndim të Moskës, është i tij. Mostrat janë dërguar në Francë për testimin e ADN-së.

Në një konferencë shtypi në Moskë të enjten, ekipi i arkeologëve rusë dhe francezë tha që ata nuk ishin në gjendje të japin një përgjigje përfundimtare, dhe se rezultatet përfundimtare do të duhet të vijnë nga një laborator në Marsejë.

Charles-Étienne Gudin mendohej se ishte një nga gjeneralët e preferuar të Napoleon Bonapartës

Skeleti u zbulua në korrik në një arkivol prej druri në një park poshtë themeleve të ndërtimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara