Ministrja belge infektohet me Covid-19

18:19 | 17 Tetor 2020

Ministrja e Jashtme belge Sophie Wilmès ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur të shtunën, vetë Wilmès.

“Rezultati i testit tim Covid është pozitiv”, shkroi ajo në Twitter. “Kontaminimi ka ndodhur brenda rrethit tim familjar”, raporton Politico.

Wilmès, e cila udhëhoqi situatën pandemike në Belgjikë si kreu i qeverisë së përkohshme deri më 1 tetor, u fut në vetizolim të premtën pasi filloi të përjetonte simptoma.

Kufizimet e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi të hënën, do mbyllin baret dhe restaurantet për një muaj.

Ministri i jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, është gjithashtu në karantinë në shtëpi pas rezultimit pozitiv për koronavirus. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara