Ministri izraelit: Terapia e konvertimit të homoseksualeve funksionon

23:52 | 15 Korrik 2019

Sipas ministrit izraelit të Arsimit, terapia për konvertimin e homoseksualëve funksionon. Në një intervistë televizive, ai rrëfeu se e kishte provuar këtë metodë në të kaluarën me studentët e tij. Deklaratat e tij kanë shkaktuar shumë polemika në vend.

Ministri izraelit i Arsimit, Rafi Peretz, ka shkaktuar polemika të shumta pasi deklaroi se terapia e konvertimit të homoseksualëve mund të ketë rezultate efikase. Përfaqësuesi i qeverisë në një intervistë televizive rrëfeu se në të kaluarën kishte provuar personalisht këtë metodë. Për ministrin e Arsimit, ish-rabin i ushtrisë izraelite, praktikimi i kësaj terapie është i mundshëm pasi ai në të kaluarën e ka praktikuar me studentët e tij.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar polemika të shumta. Lideri i ri i partisë Meretz, i pari politikan në vend që ka deklaruar hapur homoseksualitetin e tij, deklaroi se Peretz nuk meriton të jetë përgjegjës i të ardhmes së fëmijëve. Ai i ka kërkuar kryeministrit Netanyahu që ta largojë nga posti.

Ditët e fundit Peretz kishte shkaktuar polemika të tjera duke deklaruar se martesat e përziera mes hebrenjve sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një holokaust i dytë./ABC News Albania

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara