Ministri gjerman rrëzohet nga skena derisa po mbante fjalim 

17:00 | 29 Tetor 2019

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmaier, është rrëzuar nga një skenë derisa po mbante një fjalim, në Dortmund.

Atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë.

Sipas raportimeve Altmaieri ka rënë shkallëve dhe më pas ka përfunduar në dysheme.

Dëshmitarët kanë treguar se është kërkuar të largohej që aty.

Nga zyra e tij kanë dhënë se mjekët janë duke u marrë me të dhe se pastaj është thirrur një konferencë shtypi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara