Mijëra protestues në Britani kundër pezullimit të Parlamentit

15:34 | 31 Gusht 2019

Në Britaninë e Madhe janë duke u zhvilluar disa protesta kundër vendimit të Boris Johnsonit për të pezulluar Parlamentin në afërsi të Brexit.

Mijëra protestues kanë dalë në rrugë në qytete duke përfshirë Manchester, Leeds, York dhe Belfast, transmeton portali arbresh.info.

Në Londër, Whitehall është bllokuar totalisht, me demonstruesit duke brohoritur “Boris Johnson, turp për ty”.

Një grup i vogël i kundër-protestuesve, duke marshuar në mbështetje të kryeministrit, mbërriti gjithashtu në Westminster.

Plani i Johnsonit për të pezulluar punën e Parlamentit shkaktoi zemërim tek deputetët dhe kundërshtarët e Brexitit pa marrëveshje.

Kur Parlamenti pezullohet, nuk mbahen debate dhe vota. Kjo është ndryshe nga “shpërndarja” e Parlamentit – ku të gjithë deputetët heqin dorë nga vendet e tyre për të bërë fushatë në një zgjedhje të përgjithshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara