Mijëra persona marshojnë kundër së djathtës ekstreme në Itali

22:05 | 1 Dhjetor 2019

Mijëra persona kanë marshuar në Firencë të Italisë kundër partisë së djathtës ekstreme. Ky është vetëm njëri ndër veprimet e ndërmarra nga organizata e re e udhëhequr nga të rinjtë e njohur me emrin “Lëvizja Sardine”.

Kjo lëvizje është bërë një simbol i protestës kundër së djathtës ekstreme që udhëhiqet nga Matteo Salvini, i cili shërbeu si ministër i brendshëm dhe zëvendës ministër në koalicionin e mëhershëm qeverisës me Lëvizjen Pesë Yjet.

Studentët, puntorët dhe familje me fëmijët e tyre iu bashkuan marshit, ku bartja e banerëve politikë ishte e ndaluar.

Protestuesit kënduan këngën anti-fashiste “Bella Ciao” dhe thirrën parullën “Çdo njeri ka të drejtë të ekzistojë”

Diku mbi 40 mijë njerëz morrën pjesë.

E djathta ekstreme angazhohet që të ndalohet emigrimi dhe të krijohet një integrim i thellë mes kristianëve në Europë.

Lëvizja ndërkohë është krijuar nga nga katër aktivistë të rinjë në qytetin verior të Bolonjës dhe janë të njohur për protestat e tyre ndaj politikave të Salvinit. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara