Mijëra izraelitë protestojnë kundër Netanyahut pavarësisht motit të ftohtë

00:54 | 22 Nëntor 2020

Mijëra izraelitë demonstruan sonte pavarësisht motit të ftohtë dhe me shi duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

Ata u mblodhën përpara rezidencës së kryeministrit në Jeruzalem, ndërsa një grup tjetër kanë protestuar përpara shtëpisë së Netanyahut në Cezare në brigjet e Detit Mesdhe, transmeton portal arbresh.info

Protestat kanë vazhduar për më shumë se pesë muaj, por ato kanë qenë më të vogla javët e fundit dhe është e pasigurt se çfarë do të ndodhë kur të fillojë dimri.

Protestuesit kërkojnë që Benjamin Natantahu të jap dorëheqje sepse po gjykohet për korrupsion, ndërsa ata edhe e kanë akuzuar kryeministrin e vendit për menaxhim të dobët të pandemisë.

Izraeli është goditur nga kriza e rëndë ekonomike dhe papunësia është rritur ndjeshëm. Shumë nga protestusit e rinjë e kanë humbur vendin e punës.

Bejnamin Netanyahu vazhdon të gjykohet për aferat e tij korruptive gjatë qeverisjes në Izrael./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara