Mësuesja amerikane ka humbur jetën nga një breshëri plumbash, pak muaj pasi ishte kapur me një nxënës

17:01 | 16 Maj 2018

Një mësuese që është akuzuar për një “marrëdhënie të papërshtatshme” me një nxënës ka vdekur nga një breshëri plumbash, brenda në veturën e nënës së saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Rachael DelTondo, 32 vjeçe, e cila vdiq në Ditën e Nënës, gjashtë muaj pasi ishte pezulluar nga puna.

Lidhur me ngjarjen ka rrëfyer fqinji i nënës së saj, Fred Poore, i cili ka thënë: “Unë numërova gjashtë të shtëna”.

Sipas autoriteteve në Aliquippa, Pensilvani, ajo kishte shkuar në një dyqan akulloresh të dielën në mbrëmje dhe ishte duke u kthyer në shtëpi kur ajo u qëllua disa herë – ajo vdiq në vendngjarje.

Bëhet e ditur se DelTondo u pezullua nga shkolla e saj në nëntor pasi dyshimet për marrëdhëniet me një student u bënë publike.

Mësuesja thuhet se u gjet në një makinë me një ish-student, 17 vjeç, me dritare të avulluara.

Autoritetet në Aliquippa të Pensilvanisë thanë se oficerët për patrullim rreth orës 1.50 të mëngjesit më 6 shkurt 2016 panë një makinë të parkuar jashtë Spitalit të vjetër në Aliquippa.

Policia vuri re se “dritaret u avulluan dhe motori nuk po punonte”, dhe gjeti DelTondo brenda makinës me adoleshentin.

Ajo thuhet se u tha oficerëve se ajo po bisedonte me një “ish-student”, por drejtori i shkollës Brian Hayden konfirmoi se nxënësi nuk ishte regjistruar kurrë në shkollë.

Tekstet e flirtit dhe mesazhet në Snapchat më vonë treguan se çifti kishte një “marrëdhënie”.

Ajo i kërkoi policisë të mos bënin të ditura akuzat sepse i fejuari i saj do të “çmendej”. Gjithsesi, kjo nuk ndodhi dhe si pasojë, partneri i saj ndërpreu lidhjen vetëm disa muaj më vonë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale