Mësimdhënësit polak mbajnë grevë tani dy javë

19:45 | 15 Prill 2019

Greva e mësimdhënësve në Poloni sot hyri në javën e dytë, ndërsa Qeveria u porositi se nuk ka para për kërkesat e tyre.

Mësuesit kërkojnë rritje të pagave për 30 për qind, por Qeveria u ofron rritje prej 15 për qind.

“Nuk ka para për rritjen e pagave në buxhetin për vitin 2019”, deklaroi ministrja e Arsimit, Ana Zalevska.

Kryetari i sindikatës kryesore të mësuesve, Sllavomir Broniarc deklaroi se kjo është e papranueshme dhe kërkojnë negociata urgjente me Qeverinë.

Kjo është greva e parë e këtij lloji në Poloni prej vitit 1993./MIA

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara