Mesdheu, deti më i ndotur në Evropë

20:56 | 24 Korrik 2019

Mesdheu është deti më i ndotur i Europës, ndonëse ka një rritje të përgjithshme që prej vitit 2009 të sasisë së mbetjeve detare në gjithë botën, njoftoi sot Instituti Francez i Kërkimeve për Shfrytëzimin e Detit (Ifremer).

Instituti ka zhvilluar, mes vitit 1994 dhe 2017, një studim të gjerë të mbetjeve detare mesdhetare,

“Nëse sasia e mbetjeve detare në Mesdhe luhatet çdo vit, ajo ka regjistruar një rritje në nivel botëror që prej vitit 2009”, njoftoi në një komunikatë “Ifremer”.

Instituti gjetur sasi të qeseve dhe shisheve plastike, kënaçeve metalike dhe ambalazhimeve ushqimore, litarë sintetikë dhe rrjeta peshkimi si dhe veshje.

“Në vitet ’90, dendësia e tyre ishte rreth 100 mbetje për kilometër katrorë”, thekson Olivia Gerigny, oqeanografe në qendrën “Ifremer” në Tulon (juglindje) dhe autorja kryesore e studimit, përcjell Atsh.

“Që prej vitit 2012, kjo dendësi ka arritur afërsisht 200 mbetje për kilometër katror, me një maksimum prej gati 300 të arritur në vitin 2015. Plastika përfaqëson më shumë se 60% të këtyre mbetjeve”, thekson studiuesja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara