Mërkuri kalon përpara diellit

08:57 | 12 Nëntor 2019

Një ngjarje e rrallë astronomike është duke ndodhur tani, kjo pasi që planeti më i vogël i sistemit diellor Mërkuri, po kalon para diellit.

Fenomeni i parashikuar ndodh vetëm 13 herë në një shekull, transmeton portali arbresh.info.

Së fundmi ka ndodhur më 2016, por herën tjetër kur të kalon Merkuri pranë diellit, do të jetë  13 vjet kohë në 2032.

Në Evropë do të keni mundësi të shihni fillimin e tranzitit, dhe në bregun perëndimor të Amerikës së Veriut do të keni mundësi të shihni fundin.

Do të shihet në tërësi në Ishujt Kanarie, bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara, Amerikën Qendrore dhe Amerikën e Jugut./arbresh.info/

Këtu mund ta shihni drejtpërdrejtë ngjarjen


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara