Merkel thotë se Greqia po hyn në epokën e re, reformat duhet të vazhdojnë

20:33 | 10 Janar 2019

Kancelarja gjermane Angela Merkel përgëzoi Greqinë të enjten për hyrjen në “një epokë të re” pas daljes së saj nga një krizë në gusht, por tha se duhet të vazhdojë të shtyjë përpara reformat.

“Unë jam veçanërisht e lumtur të shoh se situata ka ndryshuar kaq shumë, papunësia ka rënë, Greqia ishte në gjendje të përfundojë periudhën e programeve (shpëtimit)”, tha Merkel pas takimit me kryeministrin Alexis Tsipras në Athinë, në vizitën e saj të parë në vend pas pesë vitesh.-përcjell arbresh.info

“Natyrisht që nuk është fundi, për një periudhë reformash, por fillimi i një situate të re”, tha Merkel, duke folur nëpërmjet një përkthyesi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale