Melanie Trump vihet në siklet pasi uroi për vitin e ri shkollor

23:22 | 9 Shtator 2019

Gruaja e Presidentit Donald Trump ka nxitur reagime në mediat sociale, pasi ajo përmes një postimi uroi për dëshirat e saj më të mira për një vit të ri shkollorë, të bashkëngjitur me hashtagun e fushatës së saj #BeBest.

“Përderisa të gjithë studentët po i kthehen shkollës, unë ju uroj të gjithve një vit të mbarë shkollor. #BeBest”, ishte postimi i saj në tëitter, transmeton portali arbresh.info

Në përgjigjje të mesazhit të saj, shumë njerëz iu përgjigjën asaj përmes mediave sociale, duke shprehur shqetësim mbi urimin e bërë nga Zonja e Parë amerikane.

Disa nga përdoruesit e mediave sociale i kanë replikuar asaj duke i thënë “ më mirë të rrish pa folur”.

Shumica mendojnë se Melanie ka dashur të promovojë fushatën e saj, e cila ka për qëllim ndalimin e bulizmit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara