Meksika shënon shifrën më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19

17:51 | 23 Maj 2020

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës tha se numri i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 6.989 me 479 vdekjet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Meksikë kanë humbur jetën 479 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës tha se numri i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 6.989 me 479 vdekjet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit ndërkohë me 2.960 raste të reja është rritur në 62.527 numri i rasteve me COVID-19 në vend.

Numri i vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe si shifra më lartë e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar arrin në 42.725.

Rasti i parë me COVID-19 në Meksikë u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur më 19 mars.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara