Mediat turke shfaqin pamje për zhdukjen e gazetarit saudit

21:29 | 10 Tetorë 2018

Mediat turke kanë publikuar pamjet e kamerave, për të cilat thonë se tregojnë dëshmi të një komploti të lidhur me gazetarin e zhdukur Jamal Khashoggi.

Në të shihen disa burra që thuhet të jenë oficerë të inteligjencës saudite duke hyrë dhe dalë nga Turqia përmes aeroportit të Stambollit, transmeton portali arbresh.info.

Khashoggi, një banor i SHBA dhe kritik i monarkisë saudite, hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor dhe nuk është parë që atëherë.

Autoritetet turke thonë se z. Khashoggi u vra. Arabia Saudite e mohon këtë.

Të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump tha se donte t’i shkonte deri në fund rastit, duke shtuar: “Nuk mund të lejojmë që kjo t’u ndodhë gazetarëve,  kujtdo”.

Ai tha se situata ishte “serioze” dhe dëshironte të ftonte të fejuarin e zotit Khashoggi, Hatice Cengiz, në Shtëpinë e Bardhë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale