Mediat nuk po merren me përgjigjen, por me “buzëqeshjen” e tij: Momenti kur Putin pyetet për helmimin e spiunit rus

15:05 | 13 Mars 2018

Ky është momenti kur Vladimir Putin “buzëqesh me vetëkënaqësi” pasi u pyet nëse Rusia ishte përgjegjëse për helmimin e spiunit rus Sergei Skripal.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur u pyet nëse Moska duhej fajësuar, për të cilën Presidenti rus buzëqeshi pak para se të jepte përgjigjen.

Ai më pas tha: “Dëgjoni, kemi të bëjmë me bujqësinë këtu dhe qëllimi ynë është për të krijuar kushte jetese për njerëzit – dhe ju po flisni për disa tragjedi,…”.

Kryeministrja britanike Theresa May, ndërkohë ka thënë se është shumë e mundshme që Rusia ishte e përfshirë në helmimin e neveritshëm të 66-vjeçarit dhe vajzës së tij 33-vjeçare.

Por Ministri i Jashtëm i Putinit, Sergej Lavrov, këtë mëngjes këmbënguli që Rusia ‘të mos fajësohet’ për këtë çështje. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale