Mblidhen 700 milionë euro, Macron zotohet të rindërtojë katedralen në pesë vjet

10:09 | 17 Prill 2019

Notre-Dame do të rindërtohet brenda pesë vjetësh dhe do të jetë “edhe më e bukur” se më parë, u premtoi presidenti francez popullit, pasi rreth 700 milionë euro donacionesh u mblodhën për katedralen e shkatërruar nga zjarri.

Emmanuel Macron tha se shpresonte që populli francez do të bëhej bashkë për të rindërtuar kryeveprën shekullore, një simbol i Francës në zemër të Parisit, transmeton portali arbresh.info.

Duke folur për publikun të martën në mbrëmje, ai tha: “Ne kemi aq shumë për të rindërtuar, kështu që po, do të rindërtojmë katedralen e Notre-Dame, edhe më bukur, dhe dua që të përfundojë tani – deri në pesë vjet. mund ta bëjmë këtë”.

Ai gjithashtu i referohej projektit si “me pasion francez”, duke thënë se do të ishte diçka që do të bashkonte njerëzit.

“Është mbi ne që ta transformojmë këtë katastrofë në një mundësi,” shtoi z. Macron.

Zjarri shpërtheu për më shumë se 12 orë, duke shkatërruar harkun e katedrales dhe kulmin e saj. Por u kursyen kullat binjake mesjetare dhe shumë prej thesareve të çmuara artistike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara