Mbi 50 të vdekur nga uragani Dorian në Ishujt Bahame

08:18 | 11 Shtator 2019

Sipas OKB-së, pas uraganit rreth 70 mijë njerëz në Bahame kanë nevojë për ushqim dhe strehim.

Qeveria e Ishujve Bahame ka njoftuar se është rritur në mbi 50 numri i të vdekurve si pasojë e uraganit Dorian

Ministri i Shëndetësisë, Duane Sands në një deklaratë tha se ka shkuar në mbi 50 numri i të vdekurve nga uragani i cili ka shkaktuar një shkatërrim të madh në veri të vendit.

Ai tha se ende qindra njerëz llogariten të zhdukur dhe se janë të shqetësuar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ndërkohë, bëhet e ditur se një ekip zjarrfikësish të ardhur nga Florida e SHBA-ve dhe kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e pajetë të 5 personave në një lagje ku jetojnë kryesisht emigrantët nga Haiti në ishullin Abako.

Sipas OKB-së, pas uraganit rreth 70 mijë njerëz në Bahame kanë nevojë për ushqim dhe strehim.

Edhe Organizata e Shëndetit Pan Amerikan paralajmëroi gjithashtu se mund të shpërthejnë epidemitë, pasi uji i pijshëm në vend mund të jetë i ndotur.

Uragani Dorian i cili goditi Bahamet në kategorinë e 5-të, shkaktoi dëme të mëdha dhe mijëra njerëz mbetën të pastrehë në vendin ishullor./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara