Mbi 20 mijë të vdekur nga COVID-19 në gjithë botën

22:14 | 25 Mars 2020

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 20 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 20.494 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 452.156, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Itali, me 7.503 viktima, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 3.434 viktima dhe Kina, vendi i origjinës së virusit, me 3.281 vdekje deri më tani.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në Kinë, deri më tani është përhapur në 200 vende dhe rajone në mbarë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara