Maduro: Nuk duhet të gjunjëzohemi para fuqive globale

13:53 | 25 Tetor 2019

Shumë shtete në botë janë të sulmuara ekonomikisht nga fuqitë globale imperialiste, tha presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Samitin e 18-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Lëvizjes së të Paangazhuarve (NAM), Maduro tha se vendi i tij dhe shumë vende të tjera përballen me sulme nga ana e hegjemonisë globale, ndërsa shtoi se vendet e NAM-it duhet t’i dënojnë këto sulme.

“Edhe Venezuela përballet me sulme imperialiste, por është e pamundur të thyhet vullneti ynë”, tha Maduro, duke shtuar se vendet e lëvizjes NAM duhet të jenë në solidaritet kundër sulmeve të fuqive imperialiste.

“Falë sanksioneve, ata përpiqen të shkatërrojnë sistemet që nuk u pëlqejnë. Ne duhet të reagojmë ndaj kësaj. Duhet t’i parandalojmë sulmet ekonomike”, deklaroi presidenti venezuelas.

“Nuk duhet të lejojmë që asnjë shtet të luajë rolin e policit në botë. Duhet të shpëtojmë nga qasjet kolonialiste dhe imperialiste. Po bëhet fushatë për njollosjen e vendeve tona dhe nga kjo vuajnë popujt tonë. Është e nevojshme t’i mbrojmë shtetet tona nga fuqitë globale. Ne nuk duhet të gjunjëzohemi para fuqive globale”, u shpreh Maduro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara