Macron thotë se Franca është ‘jofleksible’ për ambiciet bërthamore të Iranit

15:36 | 22 Janar 2020

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se Franca do të jetë jofleksibile  në lidhje me ambiciet bërthamore të Iranit dhe se vendi i tij është i vendosur Teherani nuk do të sigurojë kurrë armë bërthamore.

“Në kontekstin aktual, Franca është e vendosur që Irani kurrë të mos marrë një armë bërthamore, por gjithashtu që ne të shmangim çdo shkallëzim ushtarak në rajon,” tha Macron.

Macron i bëri komentet në Jerusalem pasi takoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Reuven Rivlin përpara përkujtimeve që shënojnë 75 vjet nga çlirimi i kampit nazist të shfarosjes “Aushvic”, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë që presidenti iranin, Hassan Rouhani ka thënë gjatë ditës së sotme deklaroi se vendi i tij kurrë nuk do të kërkojë armë bërthamore me ose pa një marrëveshje bërthamore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara