Macron propozon që të ndërmjetësojnë BE dhe Rusia në krizën e Bjellorusisë

19:43 | 20 Gusht 2020

Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi sot ndërmjetësimin europian, në bashkëpunim me Rusinë, midis aktorëve të ndryshëm në krizën në Bjellorusi.

“Një dialog midis autoriteteve, opozitës dhe shoqërisë civile është thelbësore”, tha Macron, raporton ATSh.

“Shpresojmë që ky dialog të mund të vendoset nga vetë bjellorusët, megjithatë BE është gati për t’i mbështesë, nëse roli ynë i ndërmjetësimit mund të jetë i dobishëm dhe dëshirohet nga bjellorusët, së bashku me institucione të tjera, veçanërisht OSBE-në, përfshirë edhe Rusinë në dialogun e kërkuar”, theksoi presidenti francez, përkrah kancelares gjermane, Angela Merkel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara