Macron: Notre Dame do të rindërtohet për pesë vjet

20:54 | 16 Prill 2019

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se katedralja Notre Dame do të rindërtohet brenda pesë vjetësh.

Në një fjalim për mediat kombëtare, Macron u zotua se katedralja do të bëhet edhe më e bukur se më parë, transmeton portali arbesh.info

Deklarata e tij vjen pas donacioneve në vlerë të 700 milionë eurove për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales katolike, e cila u dëmtua pjesërisht nga një zjarri.

Macron i ka bërë thirrje popullit francez që të bashkohet me projketin e tyre për rindërtimin e Notre Dame.

“Zjarri në Notre Dame na kujton se historia jonë nuk do të ndalet kurrë”, tha ai.

Prokurori i Parisit ka deklaruar se zjarri nuk ishte i qëllimshëm.

Frika më e madhe ishte se zjarri do ta shkatërronte të gjithë ndërtesën, por zjarrëfikësit kanë lajmëruar se kanë arritur të shpëtojnë strukturën kryesore të ndërtesës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara