Macron: Marrëveshja e klimës nuk do të rinegociohet

23:10 | 1 Qershor 2017

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një bisede telefonike me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i ka thënë atij se ‘marrëveshja e Parisit nuk do të rinegociohet’.

SHBA-të kanë vendosur të tërhiqen nga marrëveshja e klimës e nënshkruar në Paris, duke rënditur në listë më Sirinë dhe Nikaraguan si vendet që kundërshtojnë marrëveshjen, transmeton portali arbresh.info

Macron ka ftuar shkencëtarët e ndryshimeve klimatike të Amerikës që të shkojnë në Francë, pasi Trump ka kërcënuar se do të shkurojë fondet për buxhetin e klimës./Arbresh.info

Lajmet më të lexuara