Macron: Kombi të mobilizohet kundër hidrës islamike

12:17 | 9 Tetor 2019

Emmanuel Macron, premtoi se kundër terrorizmit islamik do të zhvillohet një luftë e pamëshirshme.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, premtoi se kundër terrorizmit islamik do të zhvillohet një luftë e pamëshirshme, duke u bërë thirrje francezëve që të bashkohen, gjatë ceremonisë mortore të katër funksionarëve të vrarë në prefekturën e policisë së Parisit, nga një koleg radikalist.

“Vetëm institucionet nuk do të jenë të mjaftueshme për të zhdukur hidrën islamike. I gjithë kombi duhet të bashkohet, të mobilizohet, për të vepruar”, – tha ai gjatë një fjalimi 15-minutësh në prani të shumë politikanëve, midis të cilëve edhe qeveritarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara