Macron e Putin folën në telefon për Ukrainën e Iranin

09:57 | 9 Shtator 2019

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij rus Vladimir Putin folën përmes telefonit të dielën përpara një takimi të Këshillit të përbashkët Franko-Rus për çështje të sigurisë të planifikuar për të hënën në Moskë, tha presidenca franceze në një deklaratë.

Ata diskutuan gjithashtu për një shkëmbim të të burgosurve të kohëve të fundit midis Ukrainës dhe Rusisë, duke rënë dakord që i dha vrull një samiti të të ashtuquajturit grup “Normandia” – Francë, Gjermani, Rusi dhe Ukrainë – për të diskutuar çështjet midis Kievit dhe Moskës, thuhet në deklaratë, shkruan Reuters.

Ata diskutuan gjithashtu për fërkimet globale mbi Iranin dhe shprehën dëshirën që të gjitha palët të përpiqen t’i zvogëlojnë ato, thuhet aty./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara