Macron: ‘Asnjë konsensus i mundshëm’ me Turqinë në përkufizimin e terrorizmit

17:38 | 4 Dhjetor 2019

Asnjë konsensus nuk është i mundur me Turqinë për përcaktimin e terrorizmit, tha presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një konference për shtyp pas një samiti të NATO-s në Londër.

“Përkufizimi i terrorizmit – Unë nuk shoh një mundësi të konsensusit mbi këtë çështje. Të gjithë kemi rënë dakord se nuk ka konsensus midis nesh për këtë. Me sa duket, ne nuk jemi të gatshëm ta klasifikojmë YPG-në si një grup terrorist”, tha Macron, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë një konference për shtyp me presidentin amerikan Donald Trump përpara një samiti të NATO-s të martën, Macron tha se anëtarët e NATO-s nuk ndajnë të njëjtin përkufizim të terrorizmit, duke shtuar se Franca ka paguar me “jetën e ushtarëve” të saj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara