Lufta tregtare Kinë-SHBA, nisin bisedimet për heqjen e tarifave doganore

07:11 | 15 Nëntor 2019

Lufta tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit është kthyer tashmë në tarifa doganore të ndërsjella. Kina bëri të ditur se heqja e tarifave doganore ishte një kusht paraprak për çdo marrëveshje të pjesshme me SHBA-në përsa i përket luftës së tyre tregtare.

Ministria kineze e Tregtisë njoftoi javën e kaluar se Pekini kishte rënë dakord me Uashingtonin për një heqje hap pas hapi të tarifave doganore të ndërsjella. Por, presidenti amerikan, Donald Trump i ka përgënjeshtruar këto informacione.

“Nëse dy palët arrijnë në një marrëveshje paraprake, heqja e tarifave doganore duhet të reflektojë plotësisht rëndësinë e kësaj marrëveshjeje”, theksoi sot për shtypin zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara