Lufta në Jemen, nisin bisedimet për paqe në Suedi

18:13 | 6 Dhjetorë 2018

Kanë nisur bisedimet paqësore për t’i dhënë fund luftës pothuajse katër vjeçare në Jemen.

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara i ka përshkruar këto bisedime si moment të rëndësishëm historik, transmeton portali arbresh.info.

Martin Griffiths njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve që do të mundësonte ribashkimin e mijëra familjeve.

Ekipi i tij po punon së bashku me delegacionet e qeverisë së Jemenit dhe rebelët e Houthit për të mundësuar bisedime joformale që do të zgjasin një javë të tërë.

Lufta ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë në kohët e fundit.

Mijëra njerëz kanë vdekur në luftime dhe miliona janë shtyrë në prag të urisë.

Konsultimet po rifillojnë për herë të parë që nga viti 2016. Përpjekja e fundit në një paqe të negociuar u shemb në shtator kur Houthët nuk arritën të shfaqen për bisedime në Gjenevë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale