Londra thith më shumë kokainë se këto tre kryeqytete evropiane bashkë

22:48 | 10 Tetor 2019

Më shumë kokainë thithet në Londër, sesa konsumohet bashkërisht në Amsterdam, Berlin e Barcelonë, qytetin e dytë më të madh të Spanjës.

Sipas mediave britanike, çdo 24 orë në Londër thithen 500.000 doza kokainë, dyfishi i çdo qyteti tjetër të madh evropian.

Vlera në rrugë e kësaj sasie është 3 milionë euro.

Një studim i kryer nga King College London University testoi ujërat e zeza të Londrës për benzoilecgoninë, përbërësi kimik që trupi e shkarkon pasi ka marrë kokainë.

Rezultatet treguan se londinezët konsumonin 23 kg kokainë në ditë. Në Barcelona 12.7, në Amsterdam dhe Berlin nga 4.6.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara