Lideri i ISIS-it i “gjallë, por i paralizuar në Siri”

22:46 | 12 Shkurt 2018

Abu Bakr al-Baghdadi, kreu i Shtetit Islamik, është ende gjallë, por për shkak të plagosjes dhe shëndetit të dobët, ai është detyruar të heq dorë nga kontrollimi i grupit terrorist.

Lajmi është bërë i ditur nga shefi i zbulimit të Irakut dhe zyrtarëve amerikanë, transmeton portali arbresh.info

Bagdadi po fshihet në shkretërirë në anën siriane të kufirit Siri-Irak në në verilindje të provincës Deir Ezzor, tha Abu Ali al-Basri, drejtor i përgjithshëm i zyrës së inteligjencës dhe kundër-terrorizmit në Irak në ministrinë e brendshme.

“Ne kemi informacione dhe dokumente të pakundërshtueshme nga burime brenda organizatës terroriste se al-Bagdadi është ende gjallë dhe i fshehur”, tha ai.

Bagdadi besohet që nuk është në shëndet të mirë dhe mëqe vuan nga diabeti, besohet se ka mbetur i paralizuar.

Rusia kishte pohuar se ka vrarë liderin e Shtetit Islamik, i cili nuk është parë në publik që nga shpallja e Kalifatit nga qyteti i Mosulit në korrik të vitit 2014.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar për CNN se Baghdadi “nuk paraqet”më ndonjë rrezik, pasi nuk është në gjendje të drejtojë grupin terrorist./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale