Libani në zi pas shpërthimit masiv

09:43 | 5 Gusht 2020

Tre ditë zie janë shpallur në Liban.

Kjo pas shpërthimit masiv që tronditi kryeqyteti libanez, Bejrut, transmeton portali arbresh.info.

Deri tani të konfirmuar të vdekur janë 100 persona e mbi 4,000 të plagosur.

Ndërkohë është paralajmëruar edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dyjavore.

Eksplozioni raportohet të ketë ndodhur në një depo ku ishin të magazinuar 2,750 tonë nitrat amoni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara