Lëpinë zilen e derës për tri orë

13:40 | 9 Janar 2019

Një burrë që ka kaluar tre orë duke lëpirë zilen e derës gjersa familja brenda po flinte është shpall në kërkim nga policia.

Robert Daniel Arroyo, 33 vjeç, është kapur duke bërë aktin bizar nga kamerat e sigurisë në Salinas të Kalifornisë, transmeton portali arbresh.info.

Pamjet tregojnë të dyshuarin duke e ulur kokën në afërsi të interfonit para derës dhe duke lëpirë zilen e derës nga disa kënde të ndryshme.

Ai vazhdoi me lëpirje për tre orë rresht.

Prindërit Dungan nuk ishin atë kohë në shtëpi, megjithatë fëmijët e tyre ishin në gjumë, por nuk u zgjuan.

Ata kishin instaluar kamerën një muaj më parë dhe u alarmuan për lëvizjen rreth orës 5 të mëngjesit, kur ata shikuan pamjet dhe gjetën imazhe shqetësuese.

Ata njoftuan policinë, të cilët thanë se pamjet ishin aq të qarta saqë shpejt e identifikuan njeriun si Arroyo.

Ai përballet me dy akuza vjedhje e lehtë dhe vërdallosje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara