Ky është Universiteti më i mirë në botë për të katërtën herë

13:54 | 12 Shtator 2019

Universiteti i Oksfordit është renditur i pari në listën ndërkombëtare të universiteteve më të mira për të katërtin vit me radhë.

Vlerësimet vjetore të realizuara nga revista “Times Higher Education” kanë renditur universitetin amerikan, Instituti i Kalifornisë për Teknologji në vendin e dytë si dhe Universitetin Kembrixh në të tretin.

Mirëpo kësaj here është paralajmëruar se universitetet në Britani janë “duke pasur vështirësi për të ruajtur vendin e tyre” kundrejt rivalëve globalë. Sipas përpiluesve të listës, Gjermania ka mundësi që të tejkalojë Mbretërinë e Bashkuar, sa u përket universiteteve më të mira në Evropë, transmeton tch, përcjell Klan Kosova.

Universitetet amerikane vazhdojnë të dominojnë në renditje botërore pasi shtatë prej tyre gjenden në listën e 10 institucioneve më të mira. Sipas revistës, universitetet e Iranit kanë qenë në mesin e institucioneve që janë ngjitur lart më të shpejti në listën e këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara