Kuds, 159 kolonë hebrenj hynë me forcë në Al Aksa

18:45 | 10 Tetor 2019

Dhjetëra kolonë hebrenj sot hynë me forcë në zonën kritike të kompleksit të Xhamisë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të paktën 159 kolonë hebrenj u hynë në kompleks”, tha në një deklaratë Autoriteti i Vakëfeve Fetare, agjenci e drejtuar nga Jordania, e cila është përgjegjëse për vendet e shenjta myslimane dhe krishtere të qytetit.

Kolonët, të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa përmes portës Al-Mugharbah, thuhet më tej.

Për myslimanët, Al-Aksa paraqet vendin e tretë të shenjtë. Ndërsa hebrenjtë i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, për të cilin pretendojnë se në kohët e lashta aty ishin dy tempuj hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, që nga lufta arabo-izraelite e vitit 1967.

Në një veprim tjetër, i cili kurrë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar, ajo e aneksoi qytetin në vitin 1980, duke e proklamuar si “kryeqyteti i përjetshëm dhe i pandarë” i shtetit hebre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara