Kryeministri britanik sapo ka filluar rikuperimin nga Covid-19

14:33 | 10 Prill 2020

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka filluar rikuperimin nga COVID-19, ka njoftuar një zëdhënës i tij.

Johnson është “sapo ka filluar rikuperimin e tij” nga Covid-19 dhe vazhdon të jetë në “shpirt shumë të mirë” pasi u lirua nga reparti i kujdesit intensiv, tha të premten zëdhënësi i tij zyrtar, raporton CNN, transmeton portali arbresh.info

Kryeministri do të marrë këshillat nga ekipi i tij mjekësor, tha zëdhënësi.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab do të vazhdojë të qëndrojë pranë Johnson, i cili hyri në kujdesin intensiv të hënën dhe u largua nga njësia të enjten./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara