Kroaci, 49 të vdekur dhe 3 mijë e 308 raste të reja me Covid-19

13:05 | 22 Nëntor 2020

49 persona kanë vdekur si pasojë e virusit Covid-19 në 24 orët e fundit në Kroaci, ndërsa janë regjistruar 3 mijë e 308 raste të reja me këtë virus, raporton Gazeta Express.

Aktualisht në Kroaci janë 19 mijë e 985 raste aktive.

Që nga fillimi pandemisë në Kroaci janë infektuar 103 mijë e 718 persona, ndërsa kanë vdekur 1 mijë e 353 persona.

Ndërkohë në Slloveni në 24 orët e fundit kanë vdekur 26 pacientë si pasojë e virusit Covid-19, e janë regjistruar 1024 të infektuar të rinj me Coronavirus.

Shifra totale e të vdekurve nga Covid-19 në Slloveni ka arritur në 1052.

Në anën tjetër, 918 mijë e 271 persona, raportohen të jenë infektuar me virusin Coviv-19 në Gjermani.

14 mijë e 239 persona në këtë shtet kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 593 mijë e 100 persona janë shëruar.

Nga 310 mijë e 932 raste aktive me këtë virus, 3 mijë e 615 raste janë në gjendje të rëndë.

Lajmet më të lexuara