Kriza nga pandemia: Turizmi ndërkombëtar humbi 460 miliardë dollarë

00:38 | 17 Shtator 2020

Të dhënat e Organizatës Turistike Botërore të Kombeve të Bashkuara tregojnë se gjysmën e parë të 2020-ës janë regjistruar 65 për qind më pak udhëtime turistike ndërkombëtare në krahasim me një vit më parë.

Rënia e madhe e kërkesës turistike për udhëtime ndërkombëtare në periudhen janar-qershor të këtij viti ka shkaktuar humbje prej 440 milionë udhëtime ndërkombetare dhe të ardhura prej rreth 460 miliardë dollarë nga turizmi botëror.

Kjo shifër është përafërsisht 5 herë më e lartë se humbja e të ardhurave nga turizmi ndërkombëtar, të regjistruar në vitin 2009 gjatë krizës ekonomike./vizionplus/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara