Kriza e Sudanit: Ushtria dhe opozita pajtohen për tranzicionin trevjeçar

12:48 | 15 Maj 2019

Sudani është qeverisur nga këshilli ushtarak që nga rënia e muajit të kaluar të presidentit Omar al-Bashir.

Udhëheqësit ushtarakë të Sudanit kanë njoftuar një marrëveshje me aleancën e opozitës për një periudhë tranzicioni tre-vjeçar në një administratë civile.

Këshilli Ushtarak Kalimtar (TMC) tha se aleanca do të kishte dy të tretat e vendeve në një këshill legjislativ.

Megjithatë, të dy palët ende duhet të bien dakord mbi një këshill sovran – shtresa e lartë e pushtetit, ku të dy duan një shumicë, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Sudani është qeverisur nga këshilli ushtarak që nga rënia e muajit të kaluar të presidentit Omar al-Bashir.

Protestat që çuan në rrëzimin e tij kanë vazhduar mes kërkesave për qeverisje të plotë civile.

Orë përpara se të bëhet njoftimi për marrëveshjen e fundit, të paktën pesë protestues dhe një anëtar i forcave të sigurisë vdiqën në përleshjet në kryeqytetin Khartoum.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara