Kritikut të Putinit i ngrihen llogaritë bankare dhe i konfiskohet apartamenti

18:37 | 24 Shtator 2020

Figurës opozitare ruse, Alexei Navalny i janë ngrirë llogaritë bankare dhe i është konfiskuar apartamenti pas një urdhri të gjykatës, bën të ditur zëdhënësja e tij.

Një ditë më parë ai është liruar nga spitali ku po trajtohej për helmim me agjentë nervorë Novichok, transmeton portali arbresh.info.

“I janë konfiskuar asetet dhe apartamenti një personi që ishte në koma”, tha Kira Yarmysh.

Ekipi i tij akuzon presidentin Vladimir Putin për urdhrin të helmimit, diçka që Kremlini e mohon fuqishëm.

Figura kryesore e opozitës dhe kritiku i zëshëm i z. Putin u rrëzua në një fluturim në Siberi në 20 gusht dhe më vonë u transferua në spitalin Charité në kryeqytetin gjerman Berlin për mjekim.

Qeveria gjermane tha se laboratorët në Francë dhe Suedi kishin rikonfirmuar testet gjermane që tregonin se helmi i përdorur për Navalny ishte një agjent i Novichok dhe qeveri të shumta kanë kërkuar një shpjegim.

Kremlini megjithatë ka thënë se nuk ka asnjë provë për këtë.

Pas lëshimit të tij të mërkurën nga spitali, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Navalny ishte “i lirë” të kthehej në Moskë “në çdo moment” dhe i uroi “një shërim të shpejtë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara