Koronavirusi, rëndohet bilanci në Iran: 354 viktima dhe 9,000 të infektuar

14:57 | 11 Mars 2020

Në Iran janë konfirmuar 63 viktima nga koronavirusi ditën e sotme.

Ministria e Shëndetësisë në vend deklaroi se kjo është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë të vetme.

Zëdhënësi Kianoush Jahanpour tha se tani janë konfiurmuar në total 354 viktima.

Jahanpour shtoi se edhe 958 raste të konfirmuara të Covid-19 ishin raportuar gjithashtu, duke sjellë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 9,000.

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi pas Kinës dhe Italisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara