Koronavirusi izolon edhe Norvegjinë

00:36 | 13 Mars 2020

Qeveria norvegjeze ka marrë vendim që të mbyllë një numër të madh institucionesh publike dhe private, duke përfshirë shkollat, restaurantet dhe ngjarjet sportive, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Punëtorët shëndetësore që janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve, nuk do të lejohen të dalin nga vendi të paktën deri në fund të muajit prill, transmeton portal arbresh.info

Qeveria ka theksuar se çdo person që kthehet nga jashtë do të karantinizohet për dy javë.

LEXO EDHE: Izraeli, në prag të zbulimit të vaksinës kundër koronavirusit?

Në një konferencë për shtyp, kryeministrja Erna Solberg ka theksuar se ‘këto janë masat më të forta që Norvegjia ka marrë ndonjëherë në kohë paqeje”.

Për shkak të masave të marra, Norvegjia obligon njërin nga prindërit që të marrë pushim nga puna, në mënyrë që të kujdesët për fëmijët.

Ndërsa çmimet e ulëta të naftës do të zvogëlojnë të ardhurat e qeverisë, Norvegjia mund të tërheqë fondin e saj të pasurisë sovrane 960 miliardë dollarë, më i madhi në botë, pasuritë e të cilit korrespondojnë me rreth shtatë vjet të shpenzimeve fiskale.

Qeveria planifikon të njoftojë një seri masash për të ndihmuar industritë që janë goditur rëndë nga shpërthimi i koronavirusit, përfshirë linjat ajrore dhe hotelet.

Rasti i parë me koronavirus në Norvegji është konfirmuar më 26 shkurt, ndërsa numri i përgjithshëm i të të infektuarve është 621./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara