Koreja Veriore ekzekuton pesë zyrtarë të lartë me armë kundërajrore

17:08 | 27 Shkurt 2017

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka rifilluar urdhërimet për ekzekutimet e zyrtarëve të lartë, bën të ditur agjencia e spiunëve në Korenë Jugore.

Sipas një raporti të lëshuar nga spiunët e shtetit të Koresë Jugore, Kim Jong-un ka urdhëruar ekzekutimin e pesë zyrtarëve të lartë, duke përdorur armë kundërajrore, transmeton portali arbresh.info.

Ekzekutimet kanë ardhur pasi zyrtarët kishin dhënë disa raportime të rrejshme të cilat e kishin ‘lënduar’ liderin supreme.

Koreja Jugore bën të ditur se raportimet kanë ardhë menjëherë pas disa raporteve në të cilat thuhej se Kim Jong-un ka urdhëruar vrasjen e gjysmë-vëllaut të tij, Kim Jong-nam.

Kim Jong-nam është vrarë me 13 shkurt, ndërsa hetimet mbi vdekjen po vazhdojnë të kryhen nga autoritetet në Malajzi./Arbresh.info

Lajmet më të lexuara