Koreja e Veriut reagon ndaj Koresë së Jugut për avionët F-35A

13:35 | 11 Korrik 2019

“Autoritetet e Koresë së Jugut kanë shkelur marrëveshjen për zbatimin e Deklaratës Panmunjom, e cila parashikon një ndërprerje të plotë të forcimit të armëve të tyre ushtarake kundër njëri-tjetrit”

Koreja e Veriut, ka njoftuar se nuk do të mbeten pa reaguar ndaj blerjes së avionëve luftarakë që Koreja e Jugut ka kryer nga SHBA-të, dhe se ata do të zhvillojnë armë të posaçme për shkatërrimin e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare koreanoveriore KCNA, bëhet e ditur se në një deklaratë nga Instituti i Studimeve Amerikane i Departamentit të Shteti është rikujtuar se Koreja e Jugut e cila në muajin mars futi në invetarin e saj avionët amerikan F-35A, ka planifikuar që të marrë edhe 2 avionë të tjerë në muajin korrik.

Në deklaratën ku pretendohet se blerja nga qeveria e Seulit e avionëve F-35A, që janë “armë vdekjeprurëse të padukshme” ofrojnë epërsi ushtarake kundër vendeve fqinje dhe se hapin derën për të pushtuar Veriun në rrethana të jashtëzakonshme, thuhet se “Autoritetet e Koresë së Jugut kanë shkelur marrëveshjen për zbatimin e Deklaratës Panmunjom, e cila parashikon një ndërprerje të plotë të forcimit të armëve të tyre ushtarake kundër njëri-tjetrit”.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të zhvillojmë armë të posaçme për të shkatërruar plotësisht armët vdekjeprurëse të vendosura në Jug”, thuhet deklaratën ku vihet në dukje se marrëdhëniet ndër-koreane nuk premtojnë ndonjë të ardhme përsa kohë që administrata e Koresë së Jugut nuk heq dorë nga marrja e mbështetjes nga fuqitë e huaja.

Koreja e Jugut, e cila në muajin mars bleu 2 avionët e parë F-35A, është dakorduar me SHBA-të për blerjen e 40 avionëve F-35A deri në vitin 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara