Kontrolli i armëve në Zvicër, votuesit mbështesin rregulloren e BE-së

20:15 | 19 Maj 2019

Votuesit në Zvicër kanë mbështetur një shtrëngim të ligjeve të armëve në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian.

Pothuajse 64% e votuesve në referendumin e së dielës përkrahin kufizime më të ashpra për armët gjysmë automatike dhe automatike, tregojnë rezultatet përfundimtare, transmeton portali arbresh.info

Zvicra nuk është anëtare e BE, por sikur të votonte “jo” do të kishte rrezikuar zonën e kufijve të hapur Shengen.

Gati 48% e familjeve zvicerane kanë një armë – mes normave më të larta të pronësisë private në Evropë.

BE-ja ka kërkuar që të forcohen ligjet e saj në përputhje me rregullat e miratuara nga blloku pas sulmeve terroriste të Parisit në vitin 2015.

Rregullat kufizojnë pushkët gjysmë automatike dhe automatike dhe e bëjnë më të lehtë ndjekjen e armëve në bazat e të dhënave kombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara