Hahn propozohet prapë për komisionar të BE-së

19:19 | 11 Korrik 2019

Kancelarja austriake, Brigitte Bierlein, do të kandidojë komisionarin aktual të Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn, për të përfaqësuar përsëri Austrinë në përbërjen e re të Komisionit Evropian.

Ish-ministri i Shkencës ka qënë komisionar i BE që nga viti 2010.

Pas bisedimeve me partitë parlamentare, Bierlein deklaroi se kishte për qëllim të kandidonte Hahnin përsëri.

Ai i kërkoi kryetarit të parlamentit, Wolfgang Sobotka që të zhvillojë konsultime me parlamentin dhe ta informonte atë për rezultatet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara