Komentet e Johnsonit mund t’ia dyfishojnë dënimin britanikes në Iran

21:42 | 6 Nëntor 2017

Një organizatë humanitare ka frikë që gruas britanike-iraniane që po mbahet në Iran mund t’i rritet dënimi pas komenteve të sekretarit të jashtëm.

Boris Johnson tha në një komitet të vendit që Nazanin Zaghari-Ratcliffe, e cila është arrestuar në aeroportin e Teheranit më 2016, ishte duke “ju mësuar njerëzve gazetarinë”, transmeton portali arbresh.info

Fondacioni Thomson Reuters tha që ajo ishte duke vizituar familjen dhe kërkoi nga Johnson që të korrigjojë gabimin e tij serioz.

Zyra e Jashtme tha që komentet nuk mund të arsyetojnë akuzat e reja.

Zaghari-Ratcliffe aktualisht po vuan dënimin pesëvjeçar, pasi Irani e gjykoi me akuzat për përpjekje për të përmbysur qeverinë. Ajo mohon të gjitha akuzat kundër saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara