Komandanti iranian i’a përmend amerikanëve 11 shtatorin

20:45 | 19 Maj 2019

Komandanti i Gardës Revolucionar Hossein Salami ka bërë disa komente ndaj Washingtonit në të cilat ka përmendur sulmet terrosriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

“Sistemi politik amerikan ka një trup të madh, por që duket se vuan nga osteoporoza. Në fakt, SHBA’të janë sikur ndërtesa e Tregtisë Botërore që bie me një goditje të vetme. Sistemi amerikan ka çarje dhe ka humbur fuqinë e saj”, ka thënë ai për një agjenci të lajmeve iraniane.

Tensionet mes dy vendeve kanë arritur një fazë të rrezikshme. Amerikanët kanë paralajmëruar të gjitha fluturimet që kalojnë përmbi Gjrin Persik, si dhe ka larguar thuajse të gjithë stafin nga ambasada në Irak.

Gjithsesi Salami ka insistuar se Irani nuk po kërkon asnjë konflikt dhe ka deklaruar se dallimi mes shtetit të tij dhe amerikanëve është se ata janë të frikësuar nga lufta dhe nuk kanë vullnet për të.

Tensionet kanë ndikuar në mardhëniet diplomatike ndërkombëtare. Britania e Madhe ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Iran. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara