Kina planifikon turne në rajonin ujgur për diplomatët evropianë

15:42 | 15 Shtator 2020

Kina është shprehur sot se do të marrë diplomatët evropianë në një turne në rajonin veriperëndimor Xinjiang, atdheu i komunitetit ujgur që është një pikë fokusi në qendrat perëndimore për shkak të abuzimeve të pretenduara të të drejtave të njeriut.

Duke folur në një konferencë shtypi në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, tha: “Diplomatët e BE-së dhe vendet anëtare në Kinë kanë propozuar një vizitë në Xinjiang dhe ne u dakorduam dhe po bëjmë marrëveshje për vizitën e tyre”, transmeton Anadolu Agency (AA)..

Deklarata vjen një ditë pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping, zhvilloi bisedime me udhëheqësit e BE-së mbi një axhendë me katër pika për zhvillimin e lidhjeve dypalëshe, përfshirë “të qenit të hapur”.

Ai gjithashtu përcolli vendimin e SHBA-ve për të bllokuar importet e disa mallrave nga Xinjiang për akuzat se ato “prodhohen me punë të detyruar të sponsorizuar nga shteti”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze theksoi se Pekini kundërshton “prezumimin e fajit”, raportoi e përditshmja shtetërore “Global Times”, duke iu referuar akuzave për abuzime masive të të drejtave të njeriut kundër ujgurëve, të cilët janë kryesisht muslimanë.

“Ne gjithmonë i mirëpresim miqtë nga e gjithë bota, përfshirë BE-në, për të vizituar Xinjiang dhe për të kuptuar situatën reale të rajonit, në vend që të mashtrohen nga disa gënjeshtra të trilluara qëllimisht”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara